• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit që të bëjë hapa përpara në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut

02/12/2020
in Aktualitet
0
KOMISIONI EUROPIAN MIRATON PAKETËN E NGRITJES EKONOMIKE PAS COVID-19 PËR SHQIPËRINË

Ministria e punëve të jashtme gjermane ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha të mërkurën (02.12) në konferencën e rregullt në Berlin se po punojmë me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave.

“Këshilli i BE-së tha në mars të këtij viti që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe qëllimi ynë mbetet që të fillojmë sa më shpejt me këto negociata. Ne jemi të mendimit se Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën dhe këtu kemi të bëjmë me  besueshmërinë e BE-së dhe me stabilitetin  e Ballkanit Perëndimor, kështu që ajo që di unë deri tani është se ende po bëhen konsulta intensive në Bruksel dhe në nivelin bilateral në vendet anëtare dhe se këto vazhdojnë. Ne nuk po dorëzohemi dhe duhet të arrijmë përparime”, tha Maria Adebahr, zëdhënëse e ministrisë së jashtme gjermane në përgjigje të një pyetjeje ndaj korrespondentes së DW në Berlin.

Adebahr nuk tha nëse do të miratohet kuadri negociues me Shqipërinë: Ne dëshirojmë që këto negociata të fillojnë sa më shpejt, tha Adebahr. Një ditë më parë Euronews Albania kishte publikuar draftin e takimit të Këshillit të Ministrave të Evropës që do të mbahet në 8 dhjetor të këtij viti.  Aty thuhej se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të shtyhej për në mars të vitit të ardhshëm. Por deri DW mësoi nga burime të mirëinformuara se as takimi i sotëm i ambasadorëve të BE-së, ku do të trajtohej kjo çështje nuk solli një rezultat.

Shkëputje e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Qarqe diplomatike nga Berlini, i thanë DW se aktualisht po bëhet një përpjekje që të miratohet së paku korniza negociuese me Shqipërinë, pavarësisht nëse do të arrihet një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo është një ide e sekretariatit të Këshillit të BE-së, e cila mbështetet edhe nga Gjermania. Por qarqet i thanë DW se ka një sërë vendesh skeptike ndaj këtij propozimi.

Vëzhgues në Berlin e Bruksel mendojnë se miratimi i kornizës negociuese me Shqipërinë, edhe pse bëhet fjalë për një  akt me natyrë teknike, do të dërgonte një sinjal jo të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit aktualisht pengohet nga Bullgaria për shkak të një grindjeje për përkatësinë historike të gjuhës dhe kombit. Ndërsa për rastin e Shqipërisë vendet skeptike janë të pakënaqura edhe për faktin, që nuk janë përmbushur parakushtet e vëna nga BE-ja,  për çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kancelarja Angela Merkel. në fillim të javës ishte shprehur e gatshme për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut qysh brenda këtij viti, ndërsa me Shqipërinë, ajo tha se nuk mund ta premtonte se do të arrihej qysh këtë vit, pro së shpejti.

Tags: albanewscelja e negociatave me bemaqedonia ne beshqiperia ne BE
Previous Post

FOTO/ Njihuni me shqiptarin që kujdeset për të moshuarën serbe të vetmuar

Next Post

Përplasja midis Grida Dumës dhe Frrok Çupit/ Reagime të shumta nga personalitete publike. Si e komentojnë ata sulmin ndaj një gruaje?

Related Posts

Biznesmeni italian u zhduk në Shqipëri, mediat në shtetin fqinj tregojnë detaje

Biznesmeni italian u zhduk në Shqipëri, mediat në shtetin fqinj tregojnë detaje

20/01/2021
Rrjedhja e gazit në shkollën private, QSUT: 6 nxënës të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën

Rrjedhja e gazit në shkollën private, QSUT: 6 nxënës të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën

20/01/2021
Teknologjia në zgjedhje, KQZ kërkon takim me partitë politike

KQZ apel qytetarëve: Verifikoni emrat në listat e zgjedhësve

20/01/2021
Rrjedhje gazi në shkollën në Tiranë/ Dëshmia e nxënëses: Na thanë hapni dritaret, një vajze i ra të fikët

Rrjedhje gazi në shkollën në Tiranë/ Dëshmia e nxënëses: Na thanë hapni dritaret, një vajze i ra të fikët

20/01/2021
Të shtëna me armë në një lokal në Shkodër, detajet…

Erdhi nga deti apo ajri?/ Mbetet mister, çfarë i shkaktoi dy shpërthimet e fuqishme në Lezhë mbrëmjen e kaluar?

20/01/2021
Aksidentoi për vdekje 9- vjeçaren, shoferi: Përplasa diçka, por nuk e kuptova çfarë ishte

Aksidentoi për vdekje 9- vjeçaren, shoferi: Përplasa diçka, por nuk e kuptova çfarë ishte

20/01/2021
Next Post
Përplasja midis Grida Dumës dhe Frrok Çupit/ Reagime të shumta nga personalitete publike. Si e komentojnë ata sulmin ndaj një gruaje?

Përplasja midis Grida Dumës dhe Frrok Çupit/ Reagime të shumta nga personalitete publike. Si e komentojnë ata sulmin ndaj një gruaje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

Bien ndjeshëm shifrat në Kosovë/ 329 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 5 persona

Kosovë/ Shënohen 6 viktima me koronavirus, rritet numri i të infektuarve

20/01/2021
Joe Biden

Pas largimit të Trump, Joe Biden bën reagimin e parë: Ditë e re për Amerikën!

20/01/2021
Trump lë Shtëpinë e Bardhë, me Melaninë prej dore nisen me helikopter drejt Floridas

Trump lë Shtëpinë e Bardhë, me Melaninë prej dore nisen me helikopter drejt Floridas

20/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.