• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“DW” zbardh prapaskenat e marrëveshjes Danimarkë-Kosovë: 300 qeli për 210 milionë euro

20/12/2021
in Kosova, Rajon
0
“DW” zbardh prapaskenat e marrëveshjes Danimarkë-Kosovë: 300 qeli për 210 milionë euro

Janë disa media gjermane që i kanë kushtuar vëmendje planeve të Danimarkës për të dërguar në Kosovë refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit. Planet e qeverisë daneze kanë ndezuar debat të madh edhe në Danimarkë. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” në një artikull të saj thekson se Danimarka planifikon të dërgojë në Kosovë një pjesë të refugjatëve të burgosurve para dëbimit për të ulur presionin në burgjet daneze. Sipas ministrit danez të Drejtësisë, Nick Haekkerop ky vend do të marrë në përdorim 300 qeli burgu për të burgosur para dëbimit. Nga Kosova ka pasur një konfirmim, sipas radios daneze, DR. Sipas gazetës gjermane planet janë të tilla: Danimarka do të marrë me qira për 10 vjet qelitë, kurse Kosova do të marrë si shpërblim 210 milionë euro nga Danimarka.

“Rregulla daneze”

Nga Danimarka theksohet, se në burgun në Kosovë do të vlejnë “rregulla daneze”. Ministri i Drejtësisë, Haekkerup ka siguruar se “duhet ta përfytyroni, si në një burg danez, por në vend tjetër”, citon Süddeutsche Zeitung. Por planet e Danimarkës që ka negociuar në fshehtësi për një 1 vit me Kosovën, sipas “Süddeutsche Zeitung” kritikohen ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut. Shkak janë kushtet e këqija në burgjet e Kosovës, ku “Komiteti kundër Torturës i Këshillit të Europës, CPT në vitin 2020 dokumentoi akuza për korrupsion dhe keqtrajtim. Ata pyesin, se si shteti në Danimarkë do t’u garantojë të afërmve sipas ligjit danez një vizitë në javë. ‘Organizon shërbimi i burgjeve pastaj fluturime në Kosovë që fëmijët të shohin prindërit e tyre?’ ka pyetur kreu i Borns Vilkär, Shoqatës për Mbrojtjen e Fëmijëve Rasmus Kjedhal’”, shkruan Süddeutsche Zeitung. Kurse sipas radios gjermane, “Deutschland Funk” planifikohet që Danimarka të marrë përsipër një burg me 326 vende në Gjilan.”

Dänemark Flash-Galerie Kopenhagen Christiansborg Folketing
Parlamenti danez

Përkeqësim për burgjet kosovare?

Edhe gazeta gjermanishtfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje akomodimit të refugjatëve të burgosur nga Danimarka në Kosovë. Planet e qeverisë daneze janë bërë të ditura në kuadër të një pakete reformash për lehtësimin e burgjeve daneze. Sipas NZZ, ndryshe nga marrëveshja me Uashingtonin për pranimin e refugjatëve afganë në Prishtinë e Shqipëri, që ishte gjest humanitar, marrëveshja me Danimarkën është biznes. “Kosova mund t’i përdorë mirë të ardhurat që lidhen me këtë, sidomos në kohët e pandemisë”, shkruan NZZ. Por ka zëra të vëzhguesve politikë në Kosovë, që thonë, se Prishtina me gjasë ka marrë edhe mbështetjen e Kopenhagës për liberalizimin e vizave, sipas NZZ.

Shqetësim mbetet edhe se çfarë efekti do të ketë një marrëveshje e tillë në burgjet e vetë Kosovës. “Driat Cerabregu nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës përmend, se në Gjilan aktualisht ndodhen 200 të burgosur. Zhvendosja e tyre në burgje të tjera do të çojë pashmangshëm në një mbingarkesë dhe përkeqësim të kushteve të burgimit”, shkruan NZZ. Por me sa duket marrëveshja është gati. Sipas mediave konfirmimin e ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu. Madje NZZ shkruan se një marrëveshje e tillë pritet të nënshkruhet të hënën në prani të ministrit Haekkerup në Prishtinë.

Tags: kurgu ne kosovemarrëveshja Danimarkë-Kosovëqeli
Previous Post

Protestë në orën 16:00/ Berisha liston 4 arsyet për të marrë pjesë në tubimin kundër Vuçiç

Next Post

Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Lojëra fati në lokal, vihet në pranga 52-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.