Rumani- Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në një emision të një televizioni në Rumani.
Në pamjet e bëra virale në rrjete sociale, shihet një grua tërësisht e zhveshur teksa vrapon në mes të studios dhe tenton të godasë me tullë drejtuesen e emisionit, Mirela Vaida. Në video, shihet se si regjisori reagoi menjëherë dhe u përpoq të ndalonte gruan, por gjithsesi ajo arriti të gjuante tullën drejt prezantueses bukuroshe. Fatmirësisht, tulla nuk e goditi prezantuesen.
Arsyeja e këtij akti nuk dihet ende, por mediat rumune shkruajnë se gruaja hyri në skenë nga një derë emergjence, e pakontrolluar nga roje apo kamera.
Përdoruesit dhe ndjekësit e emisionit janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje dhe e kanë shprehur habinë e tyre përmes postimeve në rrjete sociale.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.