Kosovë- “E prumë paqen bashkë” është motoja e monumentit NEWBORN për këtë vit. Në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, monumenti në qendër të Prishtinës ka ndryshuar sërish pamjen ashtu siç ndodh çdo vit.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm ka ndarë foto dhe pamje nga procesi i ngjyrosjes së monumentit dhe si duket ai sot në Ditën e Pavarësisë. Sipas tij këtë vit ushtarët dhe dëshmorët do të jenë në monument.
“Mirëmëngjesi. NEWBORN 13″-ka shkruar Ismaili pranë fotos së monumentit të NEWBORN.