KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ditën e sotme ku është gjendur pa shenja jete një grua e cila dyshohej të ishte mbytur me dhunë.
Sipas mediave kosovare, për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, janë mësuar detaje të reja të cilat bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u mbyt me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e vogël.
Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.