Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e spitalit të Ferizajt në Kosovë një ditë më parë. Ajo është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.
“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë gjetur mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet” – tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Personat që po shikoni janë dy të rinjtë që kanë hedhur të vdekurën 20-vjeçare në derën e spitalit në Ferizaj. Ata janë paraqitur në derën e spitalit me trupin e 20-vjeçares me një “Audi” me targa zvicerane dhe më pas ia kanë mbathur. Ndërkohë kamerat e sigurisë së spitalit kanë arritur të kapin dy të rinjtë.