KOSOVË- Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në Prizren të Kosovës gjatë një sherri me thika mes 5 të miturve, njeri prej tyre ka mbetur i vrarë.
Sipas mediave vendase, dyshohet se njeri prej të miturve ka qëlluar me thikë viktimën me inicialet L.B 15-vjeç dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërrruar jetë.
Ende nuk janë bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e konfliktit, i cili ka rezultuar fatal për njërin prej të miturve.