Përrenjas- Irena Bajlozi, mësuese muzike, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.
Për 20 ditë me radhë, vëlla dhe motër ishin infektuar nga virusi COVID-19 , dhe vazhdonin mjekimin nga shtëpia, ndërkohë vetëm dy javë parë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla kanë ndërruar jetë. Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po trajtohet në shtëpi.