Koronavirusi ka marrë jetën e një arsimtareje në Mirditë. Manjola Nikolli ka humbur betejën me Covid-19 në moshën 41 vjeçare. Lajmin për këtë humbje të madhe të parakohshme e japin familjarë të saj.
41-vjeçarja, nëna e një vajze, me profesion mësuese ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë në bilancin e bërë ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë u raportua për 4 viktima dhe 659 raste të reja me Covid.