• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Edhe bujqësia vuan për punonjës, 30 gra nga Nepali vijnë të punojnë në Lushnjë

11/02/2022
in Ekonomi
0
Edhe bujqësia vuan për punonjës, 30 gra nga Nepali vijnë të punojnë në Lushnjë

Mungesa e fuqisë punëtore të disponueshme po ndihet edhe në sektorin e bujqësisë. Kompania “Doni Fruits”, që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi dhe sera, ka marrë një konvikt në afërsi të Lushnjës si ambiente banimi për 30 gra që pritet të vijnë shumë shpejt nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare. Me gjithë përpjekjet, kompania “Doni Fruits” nuk mund ta përmbushë kërkesën me punonjës nga tregu vendas dhe ju drejtua agjencive që po sjellin këta punonjës nga jashtë. Drejtori i eksporteve Alban Vinca tha se ka siguruar kontrata pune 2-vjeçare me 30 gra nga Nepali që pritet të vijnë shumë shpejt. “Kemi paguar biletat e avionit dhe do të sigurojmë ushqimin, fjetjen dhe paga 50-60 mijë lekë në muaj” tha zoti Vinca. Ai tha se ka leverdi, pasi pagat për gratë nga Nepali janë rreth 20 dollarë në muaj. Para se të lidhnin kontratat, kompania bëri përpjekje në Shqipëri dhe Kosovë për të gjetur punonjës, por nuk ia doli.

Por gjithsesi, punësimi i grave nepaleze mbetet një eksperiment, pasi përvojat e mëparshme kanë treguar se punonjësit nga vendet aziatike dhe afrikane, që vijnë me kontrata pune në Shqipëri, kanë qëllim të emigrojnë në Europë dhe ikin shumë shpejt nga Shqipëria.  Gratë nepaleze do të punojnë në njësinë e seleksionimit dhe paketimit dhe në sera, sipas nevojave dhe sezoneve të punës, shpjegoi Vinca.

Mungesa e punonjësve është një problem edhe për prodhuesit në sera. “Më keq do të vejë” – thotë fermeri Stavri Gjini. “Të rinjtë po largohen, fëmijë po lindin pak. Por edhe fëmijët që po rriten, nuk duan të punojnë në bujqësi. Të rinjtë nuk e pëlqejnë ta punojnë tokën. Ka pak fitime dhe shumë mundim, preferojnë të ikin jashtë”, thotë Gjini, i cili tashmë është i lodhur, pasi ka vite të tëra pune në bujqësi dhe shumë shpejt nuk do të ketë më fuqi të punojë.

“Këtë vit më është dashur të kërkoj për punonjës sezonalë në fshatra të largët, pasi po vështirësohet gjetja e punonjësve. Si mund të punojë një i ri 20 vjeç për një pagë 15-20 mijë lekë në muaj, që mund ta paguajmë edhe pa sigurime, kundrejt një pune kaq të lodhshme siç është bujqësia. Por ne fermerët, kaq mundësi kemi. Fitimet tona nuk garantojnë paga më të larta dhe as pagesën e sigurimeve, prandaj kanë të drejtë të ikin. Për tre muaj punë në kulmin e sezonit në Greqi, ata marrin të ardhurat e të gjithë vitit nga një punë që bëjnë në vendin e tyre”, shprehet Gjini.

Ai dhe fermerë të tjerë në zonën e Myzeqesë janë të shqetësuar se, mungesa e fuqisë punëtore, e cila nuk ka qenë problem deri vonë, do të kthehet në pengesën kryesore të zhvillimit të bujqësisë, përpos pengesave të tjera, siç është copëzimi i madh i tokës dhe mekanizimi i ulët.Rënia e popullsisë me ritme të shpejta duket se do ta vërë ekonominë shqiptare para një sfide të re. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, ose vetëm 80 persona në muaj.

Marrë nga Monitor.al

Tags: 30 gra nga nepalibujqesimungesa e fuqise punetore
Previous Post

Mbi 16 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

Next Post

Merr fund ‘makthi’/ Erdogan shërohet nga Covid, rezulton negativ

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Merr fund ‘makthi’/ Erdogan shërohet nga Covid, rezulton negativ

Merr fund ‘makthi’/ Erdogan shërohet nga Covid, rezulton negativ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.