Tiranë- Efektivët e policisë kanë krijuar kordon sigurie në sheshin “Skënderbej” duke mos lejuar që protestuesit të kalojnë në bulevardin ku ndodhet Kryeministria dhe Ministria e Brendshme.
“Jemi në kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet. Kaq!” shprehen efektivët e policisë para protestuesve.
Menjëherë protestuesit janë zhvendosur drejt bulevardit tek Kryeministria.