Tiranë- Në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus në moderimin e Klaudja Karabollit, eksperti i Aviacionit Civil, Drtan Goxhaj u shpreh se ministrja Balluku bëri një ndërhyrje të gabuar në cënimin e lëshhimit të licensave për kontrollorët.
Sipas tij u cënua rregulli dhe ligji kryesor i sigurisë që sigurojnë kontrollorët.
“Tentuan të operojnë me kontrollorë turq, por kjo do të ishte një nga gabimet që do të na kushtonte shumë nga ndërhyrja e BE-së. Turqit nuk dinin të lexnin kodet dhe nuk janë të trajnuar në këtë formë, në vendin tonë në raste të tilla mund të operojnë vetë kontrollorë të vendeve europiane, pasi ata kanë trajnuar si ne. Ndërhyrja dhe sjellja e trupave turke ishte e gabuar. Ashtu siç ishte e gabuar nga ana e Ballukut ndryshimi i miratimit të licensës së kontrollorit, që sipas këtij ndryshimi jo nga Bangladeshi,por edh Afrika mund të licensojmë kontrollorë për Rinasin.”
Ai shtoi se ndërhyrja e kontrollorëve turq ishte lëvizja më e gabuar që do i kushtonte shtrenjtë vendit dh epolitikës shqipatre në marrëdhënie me vendet e BE-së.
“Kontrollorët turq reaguan mëngjesin e sotëm duke u kthyer në vendin e punës e duke mos na lënë të biem në kaos me ndërhyrjen e BE-së për një gabim të tillë për ardhjene trupave turke këtu. Turiqt nuk ishin të aftë të përdornin asnjë mjet pune, kontrollorët tanë shpëtuan sigurinë e koston e gjithë vendit, shpëtuan ministren e kryeministrin nga ndërhyrja europiane.”