Dy persona janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarit, Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.
Deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.