KOSOVË– Janë publikuar fotot e babë e bijë që u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri një natë më parë në Prizren. Personat që shihni në foto janë pikërisht dy viktimat, polici që kishte 20 vite i angazhuar në këto struktura, me të bijën.
Mediat lokale shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në prani të të gjithë familjarëve të tjerë dhe se personi që ka lajmëruar policinë ka qenë djali i policit të ndjerë 52 vjeç dhe vëllai i viktimës tjetër, vajzës 21 vjeçe.
Ai ka dalë duke vrapuar nga banea për të lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur, rrethanat e të cilës janë ende mister. Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në Prizren në lagjen “Edit Durham”. Personi me incialet S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën e shërbimit ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e më pas veten.
Sot familja ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që pritet përfundimi i hetimeve për të zbardhur shkaqet.