• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Emetohen për herë të parë obligacionet 15-vjeçare, kuponi 5.88%

13/11/2021
in Ekonomi
0
Emetohen për herë të parë obligacionet 15-vjeçare, kuponi 5.88%

Qeveria shqiptare realizoi të hënën emetimin e parë të obligacioneve me maturitet 15 vjeçar.

Ankandi kishte synim testimin e tregut për tituj borxhi me afate më të gjata maturimi dhe të dhënat e ankandit tregojnë se ky testim rezultoi i suksesshëm. Nga 1 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë lekë.

Në ankand u paraqitën 48 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan vetëm nëntë. Kuponi i obligacionit ishte 5.88%, nivel më i ulët se kuponi indikativ prej 6.2% që ishte paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave. Yield-et e ofruara nga pjesëmarrësit në ankand ishin në intervalin mes 5.2% dhe 7%. Pjesëmarrje e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave ta rriste vlerën e obligacioneve të shitura edhe me 150 milionë lekë të tjera, për një huamarrje totale prej 1.15 miliardë lekësh.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare. Ato mund të jenë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë që synojnë rritjen e kthimeve të portofolave afatgjata, si për shembull fondet e pensionit.

Emetimi me sukses i instrumenteve edhe më afatgjata, si obligacionet 15 vjeçare, përfaqësojnë një sinjal i rritjes së besimit të tregut te qeveria si subjekt huamarrës.

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit mesatar të borxhit publik, me qëllim shfrytëzimin sa më shumë të periudhës me norma të ulëta interesi, por edhe për të ulur rreziqet e lidhura me rifinancimin. Në opinionin e saj për buxhetin e vitit të ardhshëm, edhe Banka e Shqipërisë u shpreh në mbështetje të objektivave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për zgjatjen e mëtejshme të strukturës së maturimit të borxhit publik. Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, borxhi afatgjatë, me maturim mbi një vit, përbënte mbi 67% të stokut të borxhit të brendshëm, nga më pak se 49% që zinte në fund të vitit 2013. Mes instrumenteve afatgjata, vlerën më të lartë në strukturën e borxhit të brendshëm e kanë obligacionet 5 vjeçare, me 16.9% të totalit, të ndjekura nga obligacionet 10 vjeçare me 15.3%.

Sinjalet për një rritje të inflacionit deri tani nuk e kanë trazuar shumë tregun financiar dhe nuk po reflektohen në ndonjë tendencë në rritje të yield-ve. Ankandi i obligacioneve 15 vjeçare ishte një konfirmim i mëtejshëm. Megjithatë, rritja e çmimeve ka filluar të vërë në lëvizje mekanizmin e vendimmarrjes së politikës monetare.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për herë të parë vendosi kufij të përcaktuar kohorë për tërheqjen e stimulit monetar, duke u shprehur se normalizimi mund të fillojë gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Marrë nga Monitor.al

Tags: ankandkuponiobligacione
Previous Post

Atentati në Tiranë, shënohen 2 të vdekur brenda Audit

Next Post

Grabitje e sulme me armë, kush janë dy viktimat e atentatit në “Astir”

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Grabitje e sulme me armë, kush janë dy viktimat e atentatit në “Astir”

Grabitje e sulme me armë, kush janë dy viktimat e atentatit në “Astir”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.