Një 51 vjeçar është qëlluar me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Rrëshenit.
Shtetasi Andon Keli u qëllua me armë nga persona ende të identifikuar.
Ai u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Policia lokale sqaron se forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin.
Njoftimi:
Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.