Në konferencën e përbashkët në krah të kryeministrit Edi Rama, presidenti turk Erdogan përmendi organizatën FETO duke u shprehur se ajo përbën kërcënim për të dy vendet.
“Në dakordohemi që FETO përbën kërcenim për dy vendet. Ne s’do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendet”, shpreh Erdogan.
“Dua të uroj që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, shtoi ai.
“Shpresoj që të përfundojë ndërtimi në gusht të 2021 dhe tua dorëzojmë vëllezërit tanë. Gjatë takimit tonë ne vlerësuam edhe marrëdhëniet ekonomike. Turqia është partneri tregtar i katërt në Shqipëri. Ne jemi investitori më i madh në Shqipëri me investim total 3.5 miliardë dollarë. Ne planifikojmë të rrisim investimet veçanërisht në infrastrukturë dhe turizmit. Sapo nënshkruam dokumentin për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër”, tha Erdogan.