Një flotë e përbërë nga 12 automjete i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, (EULEX) është nisur këtë të martë për në Ukrainë.
Ky donacion është blerë nga stafi ndërkombëtar dhe ai lokal i EULEX-i, teksa këto automjete do t’i dhurohen Policisë Shtetërore kufitare të Ukrainës.
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla tha se Kosova e di çfarë po kalon Ukraina dhe se qëndrojnë fuqishëm në anën e saj.about:blank
“Ne në Kosovë e kuptojmë saktë nëpër çka po kaloni, sepse lufta në Kosovë nuk ka shumë kohë që ka ndodhur dhe qytetarët tanë e mbajnë mend fare mirë”, u shpreh ajo.
Gërvalla përmendi edhe programin e strehimit të gazetarëve ukrainas në Kosovë, si dhe sanksionet e ndërmarra.