• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Euro po shkon drejt barazimit me dollarin, në tregun vendas shënon një tjetër minimum historik

07/07/2022
in Ekonomi
0
Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj ankandet e blerjes së Euros

Euro shënoi një tjetër rekord të minimumit historik gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke zbritur në 118.47 lekë, me një rënie prej 0.46 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke vendosur një tjetër rekord minimal historik në tregun e brendshëm, që prej daljes në treg të monedhës së përbashkët.

Në dy javët e fundit monedha e përbashkët ka humbur 1.74 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Në të kundërt, dollari u rrit ditën e sotme, me 0.38 lekë, duke u këmbyer me 115.78 lekë. Rënia e euros në vend është e lidhur me faktorë të brendshëm, si rritja e prurjeve valutore nga turistët dhe hyrjet informale, por po reflekton dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët po shkon drejt barazimit me dollarin. Euro u këmbye sot në bursat ndërkombëtare me 1.0218 dollarë, duke shkuar drejt barazisë me monedhën e gjelbër. Euro ra në nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit amerikan, pasi frika për ekonominë europiane ndikoi negativisht mbi monedhën. Kjo ishte shenja më e spikatur e shqetësimeve të reja ekonomike në mbarë botën, të cilat u reflektuan gjithashtu në luhatjen e aksioneve dhe rënien e ndjeshme të çmimeve të naftës, shkruan NyTimes.

Lëvizja e euros e afroi atë me barazinë me dollarin, me një euro që tregtohet për rreth 1,02 dollarë, niveli i saj më i ulët që nga viti 2002. Shumë analistë kanë thënë se është vetëm çështje kohe përpara se euro të arrijë një kurs këmbimi një me një me dollarit, ndërsa ekonomitë europiane luftojnë me inflacion të lartë, problematikat në tregun e punës dhe shqetësimet në tregjet e energjisë.

“Në përgjithësi, ne mendojmë se perspektiva po përkeqësohet me shpejtësi,” shkroi Daniela Ordonez nga Oxford Economics në një shënim për ekonominë e eurozonës. “Tensionet gjeopolitike nuk janë gati të pakësohen dhe ka të ngjarë të rrisin më tej çmimet e gazit, duke rritur presionet inflacioniste.”

Rusia ka kufizuar vazhdimisht furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore, të cilin zyrtarët gjermanë e kanë përshkruar si një sulm ekonomik në hakmarrje për sanksionet dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke rritur spektrin e racionimit të gazit nëse gjërat përkeqësohen. Më pas, këtë javë, punëtorët e energjisë në Norvegji, një tjetër furnizues i rëndësishëm i gazit në Evropë, hynë në grevë për shkak të pagave, duke kufizuar më tej furnizimet dhe duke rritur çmimet e gazit.

Një “krizë” e mundshme e shtyu Jordan Rochester nga Nomura të parashikonte se euro mund të arrijë barazinë me dollarin deri në gusht.





Tags: albanewsdollarieuro
Previous Post

Sot protesta e thirrur nga PD, “blindohet” Kryeministria. Kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës

Next Post

Bie qeveria britanike! Boris Johnson pranon të japë dorëheqjen

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Boris Johnson: Vrasjet në Bucha nuk janë shumë larg gjenocidit

Bie qeveria britanike! Boris Johnson pranon të japë dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.