Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që t’i shlyejë një borxh Kinës, në vlerë prej një miliard dollarësh.
Këtë borxh, Mali i Zi e kishte marrë për një projekt të diskutueshëm të autostradës.
Ministri malazez i Financave, Millojko Spajiç, tha se kredia me interes të ulët nga institucioni financiar do t’i mundësojë Qeverisë malazeze të bëjë kursime dhe të ulë normat e interesit.
Spajiç tha se nuk mund ta zbulojë huadhënësin, por shtoi se bisedimet janë “në fazën e fundit”.