Vjenë- E gjithë Europa htë solidarizuar për aktin terrorist që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vjenë ku mbetën 4 të vrarë dhe 17 të plagosur.
I pari që ka dënuar këtë akt është presidenti francez, Emmanuel Macron, ku dënon aktin që cënon jetën dhe vlerat njerëzore.
“Evropa e dënon ashpër këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me njerëzit e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme. Ne jemi me Austrinë”.
Pas Francës edhe Gjermania ka shprehur irritimin e saj kundrejt sulmeve terroriste në Austri nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Heikon Maas.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi në urrejtjen e atyre që përpiqen të ndajnë shoqëritë tona”.
Edhe Greqia është solidarizuar me Vjenën dhe ka thënë se Evropa duhet që të qëndrojë e bashkuar kundër terrorizmit.
“Evropa qëndron e bashkuar kundër terrorizmit”.