• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

FASHAT E REJA TË ORAREVE, MËSIMI ONLINE DHE KUFIZIM QARKULLIMI / KOSOVA MIRATON MASAT E REJA KUNDËR COVID-19

02/11/2020
in Kosova
0
Mbledhja e qeverisë së Kosovës

Mbledhja e qeverisë së Kosovës

Kosovë- Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë mbledhjes së mbajtur të dielën online, këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh.

Ndër masat e reja është orari i punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare do të jetë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Përkatësisht, ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe punëdhënësit e tyre, sipas qeverisë, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Për të hyrë në Kosovë, duhet të prezantojnë një test negativ PCR, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë. Sipas masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen që “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.

Po ashtu, në fuqi mbetet edhe masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.

Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, duhet ta organizojnë mësimin në formën online, ndërkaq, provimet, puna praktike dhe laboratorike “organizohen normalisht, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkaq, çerdheve publike dhe private u kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, ashtu siç përcaktohet në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.

Sa i përket aktiviteteve kulturore në institucionet qendrore dhe komunale si teatrot, bibliotekat, galeritë, kinematë, qendrat rinore, muzetë etj, lejohet veprimtaria e tyre, por duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirave të objekteve përkatëse. Ngjarjet sportive, në hapësira të mbyllura dhe të hapura, mund të mbahen, por me kufizime të pjesëmarrësve.

Sipas masave të qeverisë, në hapësira të mbyllura, gjatë stërvitjeve sportive, mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, por duke respektuar protokollet e përcaktuara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.

Po ashtu, lejohet aktiviteti i fitneseve dhe pishinave të mbyllura për aktivitete individuale, duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Miratimi i masave të reja vjen pasi Kosova ditëve të fundit ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,834 raste të reja.

Në total, në Kosovë që prej fillimit të pandemisë e deri më 1 nëntor, janë regjistruar 20,179 raste me koronavirus. Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

Tags: covid19 ne kosovefashat e reja te orarevemasat e reja anti covid
Previous Post

DOKUMENTI/ HOLANDA, “JO” SHQIPËRISË PËR NEGOCIATAT. BLOK: KUSHTET S’JANË PLOTËSUAR! DRITË JESHILE PËR SHKUPIN

Next Post

KOÇO DEVOLE, FUTET NË INTUBIM, NË GJENDJE TË RËNDUAR ME COVID-19

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Aktori Koço Devole

KOÇO DEVOLE, FUTET NË INTUBIM, NË GJENDJE TË RËNDUAR ME COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.