• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Fermerët protestojnë, eksportet e zarzavateve të serrave ranë 14% në janar

22/02/2022
in Ekonomi
0
Fermerët protestojnë, eksportet e zarzavateve të serrave ranë 14% në janar

Eksportet e grupit të ushqimeve u rritën me 28% në muajin janar, por eksporti i prodhimeve të serrave i përfaqësuar nga zarzavatet pësoi rënie me 14% sipas të dhënave të INSTAT për ecurinë e tregtisë me jashtë në muajin e parë të këtij viti.

Eksportet e ushqimeve u nxitën nga eksporti i peshkut të freskët dhe atij të përpunuar, por treguesi që lidhet me zhvillimet në bujqësi tregoi dobësi të theksuar këtë vit.

Të ardhurat nga shitja e prodhimeve të serrave (zarzavatet) zbritën në 278 milionë lekë në janar 2022 nga 324 milionë lekë në janar 2021 duke shënuar rënie të fortë. Të njëjtin trend ndoqi edhe eksporti i zarzavateve të përpunuara, të cilat pas një rritje domethënëse vitet e fundit shënuan rënie vjetore të eksporteve me 8 për qind në muajin janar.

Ulja e eksporteve të zarzavateve u lajmërua me herët nga fermerët dhe tregtarët. Shkaqet lidhen me situatën e vështirë që është duke kaluar sektori i bujqësisë, nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe çmimet e ulëta të shitjes nga ana tjetër. Fermerët në zonat më prodhuese të vendit kanë lajmëruar se këtë vit sipërfaqja e kultivuar është ulur ndjeshëm deri në 25%.

Pas humbjeve që pësuan vitin e kaluar shumë fermerë kanë braktisur serat dhe po i drejtohen emigracionit. 

Sektori bujqësisë që zë më shumë se 20% të PBB-së dhe kontribuon me rreth 42 % të punësimit total merr më pak fonde nga buxheti i shtetit në formën e subvencioneve në krahasim me vendet e tjera të Rajonit ku ky sektor ka peshë shumë të vogël në ekonomi, por ka mbështetje shumë më ta madhe nga qeveritë.

Së fundmi janë shtuar protestat e fermerëve që ankohen për rritje të kostove, mosefektivitete të skemave të subvencionimit dhe vendosjen e TVSH-së prej 10% për plehrat kimike, duke filluar nga janari i këtij viti.

Eksportet e peshkut rriten me ritme dyshifrore

Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar pësuan rritje 19.5 për qind në muajin janar. Zgjerimi i eksportit të peshkut po nxitet nga rritja e investimeve në këtë sektor. Vitet e fundit industria përpunuese e peshkut është zgjeruar ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë në tregjet e huaja për produktet e peshkut.

Eksportet e peshkut dhe asortimenteve nga përpunimi i tij dhe prodhime të tjera të detit ishin grupet me vlerën më të lartë të shitjeve jashtë gjatë muajit janar. Dy grupet “Peshku dhe kafshët guaskore të nënujshme” dhe “Ushqimet e përgatitura nga mishi, peshku dhe molusqet” arritën një vlerë totale prej 1,2 miliardë lekësh më 2020, me rritje vjetore prej 19,5%.

Alban Zusi, e cili drejton Shoqatën e Eksportuesve dhe zotëron një fabrikë të përpunimit të peshkut, tha se rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve. Vitet e fundit, kuotat e financimit nga subvencionet dhe programet e IPARD kanë mbështetur sektorin e përpunimit, duke rritur edhe vlerat e financimit.

Të kombinuara me kërkesën në rritje nga jashtë, eksporti i peshkut ka shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, por zgjerimi po kufizohet nga kuotat që ka vënë Bashkimi Europian.

Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar, açuge të konservuar.

Industrialistët shqiptarë kanë kërkuar zgjerimin e kuotave me BE-në deri në 4000 tonë, mirëpo negociatat midis shtetit shqiptar kanë dështuar vitin e kaluar pas refuzimit të BE për të pranuar kërkesën e Shqipërisë.

Ngërçi është krijuar, pasi në treg janë zgjeruar dhe kompanitë që funksionojnë si fason, pra përpunojnë lëndën e parë për llogari të industrialistëve europianë, kryesisht italianë, dhe taksohen vetëm mbi vlerën e punës. Në bazë të këtij regjimi, importohet peshk i papërpunuar, kryesisht nga Kroacia, Italia, Spanja dhe Argjentina, i cili përpunohet dhe ambalazhohet në Shqipëri dhe eksportohet në BE.

Bimët mjekësore, eksportet rriten 34 % në janar

Eksportet e bimëve mjekësore po vijojnë të rriten me ritme të larta edhe këtë vit. INSTAT raportoi se, në janar eksportet e këtij grupi arritën në 529 milionë lekë me rritje vjetore 34%.

Pandemia e Covid-19 e ndikoi pozitivisht eksportet e grupit, pasi befas njerëzit në të gjithë globin shtuan kujdesin për shëndetin dhe të ushqyerit dhe në këtë mënyrë rritën kërkesën për bimë mjekësore.

Më të eksportuarat ishin molla e egër, dëllinja e zakonshme dhe e kuqe, boronica. Kërkesa për dëllinjë në vitin 2020 u rrit ndjeshëm.

Zgjerimi i eksportit po vjen edhe nga rritja e kapaciteteve në përpunim. Subvencionet nga programi i Bashkimit Europian “IPARD Like” janë kanalizuar në përpunim, duke shtuar kapacitetet e prodhimit dhe eksportit.

Që sektori të rritet më tej duhet bashkëpunim më i madh me prodhuesit, sidomos drejt përdorimit të plehrave kimike shprehen eksportuesit Prodhimi bio i bimëve mjekësore do të rriste me 50% vlerën e eksporteve të grupit dhe për rrjedhojë, edhe fitimet e fermerëve.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewseksportet e zarzavatevefermeretserat
Previous Post

Ish-supermodelja e famshme rikthehet në pasarelë në moshën 69-vjeçare dhe i mahniti të gjithë

Next Post

‘Bëni kujdes në dashuri gjatë kësaj dite!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e martë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Bëni kujdes në dashuri gjatë kësaj dite!' Horoskopi i Paolo Fox për ditën e martë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.