• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Festa e Pavarësisë/ Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: Sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar. Kemi ende shumë punë të mira përpara!

27/11/2020
in Aktualitet
0
Festa e Pavarësisë/ Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: Sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar. Kemi ende shumë punë të mira përpara!

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis letrën e tij, drejtuar qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit.

“Po vij unë te ju – shkruan ai – te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”.

Ai nënvizon se pavarësisht sfidës së pandemisë që ka përfshirë botën, flamuri kuq e zi na mëson të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim përpara me transformimin e Tiranës.

“Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e Pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme, që vijoi me një s¬fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin. Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. 

S’mblidhemi dot, sado që është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por, jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim. Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës”, thekson Veliaj.

Në letër ai vë në dukje se në Tiranë është bërë shumë punë, por ka ende shumë punë të tjera janë përpara. Ndërkaq, nesër Bashkia e Tiranës ka përgatitur një ceremoni zyrtare për festën e 28 Nëntorit, si dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, e cila do të transmetohet në rrjetet sociale.

Letra e plotë e kryetarit Veliaj:

I dashur bashkëqytetar i Tiranës,

Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit… Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!

Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t’u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm.

Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s¬fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin

Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.

Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës.

Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s¬fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar.

Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t’ju ftoj t’i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!

Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit!

Tags: albanewserion veliajfesta e flamurit
Previous Post

Nisja e mësimit të kombinuar më 1 dhjetor/ Ministrja Kushi takim “online” me drejtues të institucioneve të varësisë

Next Post

Beqir Arifaj humbi betejën me COVID/ Basha: Do të kujtohet nga ne miqtë e betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike

Related Posts

“The Economist”: Shqipëria do të arrijë të vaksinojë 60-70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022

VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

02/03/2021
Vendi nuk gjen qetësi/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

Vendi nuk gjen qetësi/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

02/03/2021
U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

02/03/2021
Vetëvritet me armë gjahu 65-vjeçari, policia jep detajet e ngjarjes

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Korçë

02/03/2021
E RËNDË/ Humb jetën nga Covid 30-vjeçarja shtatzënë nga Elbasani, shpëton fëmija

Situata me COVID-19/ 892 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit

02/03/2021
Iu gjetën 250 mijë euro dhe 16 mln lekë, ndaj Edvin Priftit një tjetër çështje në SPAK! Denoncimi i qytetarit në gusht: I dhashë para për operacion

Gjykata e Posaçme liron kardiokirurgun Edvin Prifti

02/03/2021
Next Post
Beqir Arifaj humbi betejën me COVID/ Basha: Do të kujtohet nga ne miqtë e betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike

Beqir Arifaj humbi betejën me COVID/ Basha: Do të kujtohet nga ne miqtë e betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

“The Economist”: Shqipëria do të arrijë të vaksinojë 60-70% të popullsisë deri në fund të vitit 2022

VOA: COVID 19, Shqipëria mund të shohë për vaksina kineze apo ruse

02/03/2021
Vendi nuk gjen qetësi/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

Vendi nuk gjen qetësi/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

02/03/2021
Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill

Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill

02/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.