Këtë të diel 15 gushti festohet festa e Shën Mërisë dhe në pikën kufitare me Greqinë pritet një fluks automjetesh.
Mediat greke kanë bërë njoftime sensibilizuese për shpërndarje të automjeteve që vendosin të kalojnë kufirin me Greqinë, në të gjitha pikat kufitare me shtetet fqinj, për të shmangur fluksin në pikat e mëdha hyrëse.
Ndërkohë nga pika kufitare e Kakavijës, pala shqiptare ka bërë shpeshherë thirrje të vazhdueshme për të shfrytëzuar të gjithë orarin e vendosur të hyrje – daljeve përgjatë 24 orëve dhe kalimin e shtetasve edhe në pikat e tjera kufitare veç asaj të Kakavijës, me qëllim evitimin e radhëve të gjata në pikën më të madhe të kalimit të kufirit me shtetin grek.
Veç Kakavijës, dy shtetet fqinje kanë pikat doganore të Kapshticës në Korçë, Tre urat në Përmet dhe Qafebotës në Sarandë