• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Financat zgjedhin “JP Morgan”, “Societe Generale”, “Banca IMI” dhe “OTP” si këshilltarët për emetimin e Eurobondit të ri

18/09/2021
in Kosova
0
Financat zgjedhin “JP Morgan”, “Societe Generale”, “Banca IMI” dhe “OTP” si këshilltarët për emetimin e Eurobondit të ri

Pas dy dështimesh të njëpasnjëshme, Ministria e Financave shpalli fituese të garës për përzgjedhjen e këshilltarëve që do të udhëheqin emetimin e Eurobondit të radhës me vlerë rreth 500 milionë euro bankat “JP Morgan”, “Societe Generale”, “Banca IMI” dhe “OTP”, njoftoi Ministria e Financave.

Aktorët financiar ndërkombëtarë u përzgjodhën si bashkë-rregullues kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit në tregun ndërkombëtar të një Eurobondi me vlerë 500 milionë euro në fillim të vitit 2022.

Nga data 7 deri në 15 Shtator 2021, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u shqyrtuan propozimet e paraqitura nga bankat për emetimin nga Republika e Shqipërisë të Eurobondit në tregun ndërkombëtar.

Ministria e Financave sqaroi se vlerësimi i propozimeve u bë mbi bazën e kritereve te mëposhtme:

  1. Eksperiencës së institucioneve në transaksione të ngjashme, prezencën e tyre në tregje dhe kapacitetin për sigurimin e financimit të kërkuar;
  2. Risqeve të ndryshme që mbart secili prej propozimeve;
  3. Kostos më të ulët efektive me të gjitha elementet e saj si:
  • a) Afati i maturimit;
  • b) Mënyra e shlyerjes;
  • c) Komisionet, interesi dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në koston e huamarrjes në varësi të kushteve të tregut.

Sipas Ministrisë së Financave bankat menaxhuese, që do të udhëheqin procesin, do të jenë përgjegjëse për emetimin në tregjet e kapitalit të eurobondit. Këto të fundit do të jenë përgjegjëse gjithashtu për përgatitjen e transaksionit dhe rekomandimet, si dhe për strategjinë e marketingut dhe shpërndarjen. Këtë herë do të kërkohet një eurobond me vlerë 500 milionë euro por do të tentohet që afati i maturimit të jetë mes 7-10 vite.

Ky është Erobondi i dytë radhazi që emetohet gjatë pandemisë, pas atij të vitit të kaluar me një vlerë 650 milionë euro me një interes 3,6% dhe periudhe maturimi 7 vite dhe i pesti ne të gjithë historinë e emetimit.

Shqipëria do të jetë prezentë më Eurobond në vijimësi në tregjet ndërkombëtare për arsye të rifinancimit të mëparshëm të këtyre instrumenteve.

Eurobondi 650 milionë euro i vitit të kaluar shërbeu për rifinancimin e 250 milion euro të Eurobondit 2015 dhe detyrimeve të tjera në valutë, si edhe për të përmbushur nevojat buxhetore të planifikuara për vitin 2020.

Ministria e Financave vlerësoi se huamarrja nëpërmjet instrumentit të Eurobond-it, është një ndër alternativat e përshtatshme për sigurimin e financimit nga tregjet ndërkombëtare. Për të ulur ekspozimin në valutën Euro mund të konsiderohet në vitet e ardhshme një emetim i mundshëm në USD (emetimet në këtë monedhë kanë patur një kërkesë më të lartë në vitin 2020). Sipas Ministrisë së Financave kjo do të diversifikonte portofolin e instrumenteve, do të ulte riskun e kursit të këmbimit./B.Hoxha

Marr

Tags: Banca IMIeurobondiJP MorganotpSociete Generale
Previous Post

Krimi i DYFISHTË në Divjakë! Djali i vetëm i çiftit gjeti trupat e pajetë, njoftoi policinë

Next Post

Në ankand fustani i performancës së fundit të Amy Winehouse

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Në ankand fustani i performancës së fundit të Amy Winehouse

Në ankand fustani i performancës së fundit të Amy Winehouse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mbi 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët dhe në vitin e pandemisë, më e preferuara Franca

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.