Të gjithë mendojnë se fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2020 janë diçka në lidhje me pandeminë apo zgjedhjet në SHBA, por jo nuk janë këto. Sipas të dhënave të publikuara në Internet, fjalët më të kërkuara në Google është rrjeti social “TikTok” që u kthye në viral kohët e fundit edhe gjëja që i druhen të gjithë “vdekja”.
Ndërkohë që terma të tjerë që kryesojnë listat e motorëve të kërkimit janë në lidhje me pandeminë e Covid-19, të cilat janë fjalë si “maskë”,”pandemia”,”papunësia” ndërkohë që interes të madh këët vit kishin edhe zgjedhjet në SHBA, ku fjalët “Joe Biden” dhe “Donald Trump” kishin një numër të madh klikimesh në rrjet.
Gjithashtu edhe basketbollisti që humbi jetën Kobe Bryant është një nga emrat më të kërkuar të Google së bashku me afro-amerikanin George Folyd, i cili u vra nga një polic në muajin maj në SHBA.