• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

FMN: Nëse nuk frenon shpenzimet, qeveria mund të mbesë pa para

01/12/2020
in Ekonomi
0
FMN

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të fundit ka hartuar disa skenarë se çfarë ndodh me ekonominë dhe treguesit makroekonomikë, nëse situata me pandeminë përkeqësohet, duke dhënë dhe disa politika rekomanduese. Rreziku kryesor sipas FMN-së është që nëse ekonomia përkeqësohet nga pandemia e zgjatur, deficiti dhe borxhi të vazhdonin të rriteshin dhe si rrjedhojë qeveria nuk do të kishte para në dispozicion që të zvogëlonte efektin në ekonomi të kësaj goditjeje. FMN rekomandon që të hiqet dorë nga shpenzimet jo prioritare, në mënyrë që të ketë fonde të lira për të përballuar emergjencën. Ky është një paralajmërim i fortë për qeverinë, e cila deri tani nuk është kursyer në shpenzimet në prag zgjedhjeve.

FMN ka hartuar dhe skenarët e rritjes ekonomike, ku në atë negativ, nëse ekonomia rimëkëmbet me ngadalë, borxhi publik mund të arrijë në 88.1% të PBB-së deri në vitin 2020.

Skenarët e rrezikut:

Sipas raportit të FMN-së, ka një rrezik të lartë që sëmundja të rezultojë më e vështirë për tu zhdukur, duke bërë të nevojshme që të merren më shumë masa frenuese, ndërsa do të ketë një mjedis më të keq të jashtëm. Kjo mund të ulë më tej arkëtimet, remitancat dhe eksportet e turizmit dhe të çojë në shtrëngim të kushteve globale financiare, duke ndikuar aktivitetin ekonomik të Shqipërisë, performancën fiskale dhe borxhin si dhe stabilitetin financiar.

FMN rekomandon qeverinë që të përgatitet në përgjigje ndaj këtij rreziku. “Rregulloni në mënyrë fleksibile masat zbutëse dhe mbështetjen buxhetore. Shenjestroni politika më të mira për të mbështetur kujdesin shëndetësor, personat që janë të prekshëm dhe ekonominë. Kërkoni financim të jashtëm. Monitoroni dhe menaxhoni nga afër dobësitë e sektorit financiar”.

Megjithatë FMN thotë se në rast të një vaksive efektive, situata mund të përmirësohet me shpejtësi, duke nxitur kërkesën e brendshme dhe të jashtme. Në këtë rast qeveria do të duhet të ndjekë një politikë më të konsoliduar fiskale dhe të ulë me shpejtësi borxhin. FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskale. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe që vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet. Si reagim ndaj këtij rreziku, FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre. Në momentin që pandemia do të zvogëlohet, FMN rekomandon të rifillojë konsolidimi fiskal, i bazuar tek të ardhurat, dhe të ndiqet një trajektore e qartë e uljes së borxhit.

FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e partneritetit publik privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit. Ka një rrezik të mesëm që të rritet brishtësia e sektorit financiar dhe kjo mund të çojë në rritjen e moderuar të kredive me probleme.

Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë. Një tjetër rrezik i mesëm lidhet me aftësinë paguese të borxhit dhe ekspozimin e sistemit bankar.

Skenarët e rimëkëmbjes, në atë të pafavorshëm borxhi shkon 88% e PBB-së:

Duke pasur parasysh pasigurinë e madhe që lidhet me pandeminë dhe rreziqet në rritje, FMN ka hartuar një skenar bazë dhe një të pafavorshëm. Skenari bazë supozon që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë nga gjysma e dytë e vitit 2020 dhe të forcohet gradualisht gjatë viteve 2021-22. Skenari i pafavorshëm supozon se në vitet 2021-22 progresi në luftën kundër virusit mund të rezultojë të jetë më i ngadaltë sesa supozohet në vlerësimin fillestar. Kushtet financiare globale gjithashtu supozohet të shtrëngohen, duke kufizuar aksesin e vendeve evropiane në zhvillim në tregjet e kapitalit.

Në skenarin e pafavorshëm, FMN parashikon që borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet në 2021 dhe 2022. Kjo do të bënte që borxhi publik të arrinte në 88% të PBB-së në vitin 2022, nga 82-83% që është pritshmëria për 2020-n. Edhe në skenarin bazë, borxhi nuk pritet të ulet me shpejtësi, duke arritur në 79.6% të PBB-së në vitin 2022./ MONITOR

Tags: fmnfondi monetar nderkombetarfrenim shpenzimeshqeveriaraport
Previous Post

Ditët me kaos morën fund! Këto janë shenjat me fat të kësaj të marte/ Horoskopi nga Paolo Fox për datën 1 dhjetor 2020

Next Post

Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.