Turqi- Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe SHBA-ve pas deklaratës që u shoqërua me vdekjen e 13 pengjeve turq në duart e PKK-së si dhe blerja e raketave ruse nga qeveria e Erdogan.
Mediat turke raportojnë se tensionet do të rriten pasi dyshohet se forcat amerikane do të vendosin një bazë ushtarake të përbashkët me kurdët që kanë kontrollin e veriut të Sirisë. Baza pritet të ndërtohet vetëm 600 metra larg kufirit të Turqisë me Sirinë, ndërkohë kjo e ka shqetësuar së tepërmi Ankaranë, pasi kjo do të merret si përkrahje e kurdëve nga amerikanët.
Nga ana tjetër, SHBA-të i shohin kurdët e YPG si aleatët më të besuar në atë rajon duke i ofruar shpesh edhe mbështetje ushtarake me qëllim luftimin e ISIS-it në Siri.