• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gazetarja e ‘Zërit të Amerikës’ flet për komplotin: Merrja çdo ditë kërcënime me vdekje

16/07/2021
in Botë
0
Gazetarja e ‘Zërit të Amerikës’ flet për komplotin: Merrja çdo ditë kërcënime me vdekje

Masih Alinejad, një veprimtare për të drejtat e grave në Iran dhe drejtuese e një programi në shërbimin persian të Zërit të Amerikës, ishte në shënjestër të një përpjekjeje të sofistikuar rrëmbimi nga autoritetet iraniane. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kritikja e regjimit iranian tregon se si agjentët federalë amerikanë e shpëtuan atë nga komploti.

Masih Alinejad, drejtuese e emisionit Tablet të shërbimit persian të Zërit të Amerikës, thotë se nuk është hera e parë që merr kërcënime, por jo deri në këtë shkallë.

“Unë e di se Republika Islamike kishte një plan të më rrëmbente nga Nju Jorku. Nuk mund ta besoj as vetë. Por FBI-ja më kishte thënë tetë muaj më parë, që nuk mund të isha e sigurt në shtëpinë time. Unë nuk e mora aq seriozisht dhe u thashë se merrja kërcënime të përditshme me vdekje”, thotë zonja Alinejad për Zërin e Amerikës.

Sipas agjentëve federalë të Shteteve të Bashkuara, komploti i hollësishëm, me sa duket i ndërmarrë nga agjentët e zbulimit të Iranit, përfshinte rrëmbimin e zonjës Alinejad dhe dërgimin me forcë të saj në Iran. Të martën, Departamenti i Drejtësisë akuzoi zyrtarisht pesë shtetas iranianë për përfshirje në këtë skemë.

“Ata kurrë nuk kishin bërë diçka kaq të guximshme, një përpjekje për të rrëmbyer një shtetas amerikan në Shtetet e Bashkuara, por e kanë bërë një gjë të tillë në Evropë, e kanë bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është një regjim që mbijeton i mbështetur tek terrori dhe frika. Dhe Masih Alinejad ka qenë shumë e zëshme në kritikat e saj ndaj regjimit iranian dhe ka qenë shumë efektive në përpjekjet për t’i bërë njerëzit të organizohen në forma të ndryshme të qëndresës ndaj regjimit”, thotë Abbas Milani, Drejtor i Studimeve Iraniane në Universitetin Stanford.

Zonja Alinejad, që u arratis nga Irani në vitin 2009 dhe tani është shtetase amerikane, trajton temat e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga qeveria iraniane dhe ka drejtuar një lëvizje të mediave sociale kundër ligjeve iraniane që i bëjnë hixhabët të detyrueshme për gratë.

“Unë u dhashë një platformë grave brenda Iranit që të thonë jo për të mbuluar fytyrën, të thonë se në shekullin 21 duam të hyjmë në një stadium, të kenë të drejtën të këndojnë, të vallëzojnë. Ato thjesht duan të kenë një jetë normale. Unë do t’u jap një platformë njerëzve brenda Iranit që i thonë jo Republikës Islamike. A është ky një krim? Unë thjesht po bëj punën time. Por të jesh gazetar është një krim në sytë e Republikës Islamike”, thotë zonja Alinejad.

Irani e ka hedhur poshtë njoftimin e Departamentit të Drejtësisë mbi komplotin e rrëmbimit si “të pabazë”. Por ekspertja e zbulimit Heather Williams thotë për Zërin e Amerikës se qeveria iraniane është përpjekur të joshë, ose të detyrojë disidentët të kthehen në Iran.

“Me disa nga operacionet e mëparshme, ata janë përpjekur të joshin, ose të bindin njerëz që të kthehen në Iran, ku ata mund të kenë më shumë mjete për ta burgosur këtë individ dhe madje edhe t’i ekzekutojnë. Dhe duket sikur disa nga këto taktika po funksionin dhe kështu ata po bëhen më agresivë “, thotë ajo.

Gazetarja Alinejad ka bërë thirrje për një përgjigje po aq agresive nga administrata e zotit Biden, e cila përballet gjithashtu me një përpjekje delikate për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

“Ne kurrë nuk e kemi konsideruar Iranin si një aktor pozitiv në botë, jo vetëm për shkak të këtij komploti për të rrëmbyer një shtetase amerikane që banon në SHBA, por edhe nga aktivitetet e tyre në rajon, për të cilat kemi pasur shumë shqetësime, dhe presidenti ka ndërmarrë veprime si kundërpërgjigje. Por në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të mendojmë se është në interesat e SHBA-së, në interesin tonë kombëtar që të përfshihemi në diskutime të vazhdueshme në mënyrë që të kemi më shumë informacion për përpjekjet e e Iranit për prodhimin e një arme bërthamore?, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Edhe OKB-ja e dënoi komplotin e rrëmbimit për të cilin akuzohet Irani.

Tags: gazetarja e voaMasih AlinejadVoa
Previous Post

Kush është djali që u bë po aq i famshëm sa Chiara Ferragni, brenda pak muajsh!

Next Post

Orinda dhe Turi bëhen prindër, ja pse zgjodhën këtë emër të veçantë për vajzën e tyre

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Orinda dhe Turi bëhen prindër, ja pse zgjodhën këtë emër të veçantë për vajzën e tyre

Orinda dhe Turi bëhen prindër, ja pse zgjodhën këtë emër të veçantë për vajzën e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.