Ky është ekzekutori i biznesmenit Behar Sofia.
Policia ka mundur të zbardh vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, më 25 shkurt të këtij vitit. Në pranga ka rënë autori kryesor i dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit. I arrestuari është Ernejt Shyti.
Pas studimit të çdo lëvizje që kryente Behar Sofia, autori Ernejt Shyti i veshur me një xhuboks me kapuç dhe me maskë anti-covid, i është afruar viktimës për ta qëlluar për vdekje. Dyshohet se autori ka përdorur një armë me silenciator, pasi nga vendi i ngjarjes nuk është raportuar për të shtëna me armë. Behar Sofia u gjet fillimisht në gjendje të rëndë por ende në jetë. Më pas ai nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra.
Ekzekutimi mafioz i Behar Sofisë u krye mëngjesin e 25 shkurti pranë Piramidës, buzë lumit të Lanës, ku fillimisht Behar Sofia. Në momentin e krimit, viktima ecte në këmbë në trotuar. Ndërkohë autori i krimit u largua në këmbë në drejtim të Liqenit Artificial të Tiranës.