Francë- Autoritete franceze kanë identifikuar autorin e krimit horror që ndodhi në Nisë ditën e djeshme. I dyshuari është identifikuar si Brahim Aouissaoui, një shtetas tunizian 21-vjeçar.
21- vjeçari ka mbërritur me anije në ishullin italian të Lampeduzës në muajin shtator, por pasi përfundoi një periudhë karantinë për koronavirusin, ai u largua nga Italia, për të udhëtuar më pas drejt Francës.
Sulmi po trajtohet si një akt terrorizmi dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.
Sulmi ndodhi mëngjesin e ditës së në kishën Notre Dame të Nisës. Dy persona vdiqën brenda kishës dhe të paktën dy prej tyre iu pre koka. Një person i tretë, i cili u plagos rëndë, arriti të largohej nga kisha, por vdiq pak më vonë. Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa po zhvillohej Mesha në bazilikën e Notre Dame, kisha më e madhe Katolike Romake në Nisë.