Greqi- Mediat greke kanë publikuar foto të 45-vjeçarit shqiptar që u kap të premten në makinë me Alket Rizain në Lamia.
45-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga policia greke për disa ngjarje të rënda ku spikat atentati i tetorit 2017 në Glyfada ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë. Mediat greke raportojnë se shqiptari i arrestuar në makinë me Alket Rizain kërkohej edhe për një gjobë vendosur ndaj një biznesmeni grek, ndërsa sëfundmi kishte planifikuar që të arratisej për në Londër.
Alket Rizai dhe 45-vjeçari u kapën nga policia greke në një makinë të blinduar të premten e shkuar. Rizai kishte marrë leje nga burgu për fundjavën, ndërsa janë të panjohura rrethanat e njohjes me shqiptarin tjetër dhe shkaku se përse ndodheshin bashkë në një makinë.