Sot është dita e dytë e shpërndarjes së shpërblimeve të fundvitit, ndërsa janë shtuar radhët e pensionistëve pranë zyrave të postave.
Në fotot e shkrepura nga LSA, duket se të moshuarit presin të marrin shpërblimin, pa siguruar distancimin e nevojshëm fizik, pavarësisht situatës së koronavirusit.
Po ashtu, një moment i bukur është kapur pranë Spitalit Infektiv, ku një vajzë kishte sjellë me vete dy shporta me dhurata, pije e çokollata, për të gëzuar më shumë zemrat e të sëmurëve në vigjilje të festave të fundvitit.