• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Presidenti Meta pret të rinjtë: Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi

22/12/2020
in Aktualitet
0
Presidenti Meta pret të rinjtë: Koha për të refuzuar falsitetin e këtij sistemi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt një përfaqësi të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN).

Pasi u njoh me gjetjet e raportit dhe u njoh nga afër me problemet më shqetësuese më të cilat përballet sot rinia shqiptare, Presidenti Meta i siguroi të rinjtë për mbështetjen e tij të palëkundur në problematikat që ata ndeshen çdo ditë ne vend.

“Ka ardhur koha për një restart, për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendit. Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar, veçanërisht për refuzimin e falsitetit të këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve.

Shqetësimi im i madh është shpopullimi i Shqipërisë, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen vendit dhe kombit tonë. Gjetjet e raportit tuaj janë vërtet tronditëse dhe unë jam i angazhuar për t’u dhënë së bashku me ju zgjidhje problemeve që ju ngrini.

Është tepër e rëndësishme, që ju të përfshiheni në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe kudo ku merren vendime për të ardhmen tuaj.  Jo për të qenë thjesht “kukulla të partive”, por zë konkret dhe i fortë i denoncimit të problemeve të rinisë, që nga arsimi e  deri tek punësimi i tyre dhe protagonistë të zgjidhjeve dhe mundësive të reja për bashkëmoshatarët e tyre.

Në funksion të këtij qëndrimi është tepër e domosdoshme edhe edukimi atdhetar, patriotik dhe me vlerat morale e shoqërore të rinjve.

Nëse 30 vite më pare, ne të rinjtë e Lëvizjes Studentore, do kishim dëgjuar apo pritur prindërit tanë, demokracia dhe pluralizmi ndoshta nuk do kishin ardhur kurrë.

Sot nga thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, jemi në stadin që “Duhet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Kjo është një luftë që duhet ta fitojmë sepse nuk kemi rrugë tjetër”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Në këtë takim, ata i paraqitën Kreut të Shtetit gjetjet e raportit të tyre të tretë kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020”, sipas konkluzioneve kryesore të të cilit: në 10 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja, mbi 51% e rinisë në vend vuan papunësinë, ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, 63% e të rinjve nuk kishin aspak besim aspak tek masat e Qeverisë për përballimin e vështirësive të shumta edhe ato financiare.

Konkretisht në raport bëhej e ditur se:

“Mungesa e besimit të të rinjve ndaj masave dhe planit ekonomik të Qeverisë shqiptare për të përballuar krizën ekonomike dhe më tej, ishte një tjetër gjetje e rëndësishme e këtij raporti. 61.8% e të rinjve konfirmojnë se familjarët e tyre nuk e kanë përfituar në muajin Mars 2020 ndihmën financiare referuar vendimit të qeverisë.

92.6% e të rinjve konfirmojnë se familjet e tyre nuk kanë marrë përgjatë periudhës së karantinës ndonjë ndihmë ushqimore!

55.9% e të rinjve nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do japin shpëtim ndaj krizës ekonomike.

63% e të rinjve në kohën e karantinës nuk kishin besim aspak tek masat e Qeverisë shqiptare për përballimin e vështirësive të shumta përfshi këtu edhe ato financiare”.

Gjithashtu, referuar gjetjeve të “Rinia në Shqipëri 2020”:

“Papunësia e të rinjve vijon të mbetet një problem thelbësor.

Të rinjtë e diplomuar janë ata që vuajnë nivelet më të larta të pëpunësisë.

“Ikja e trurit të të rinjve” është një ndër fenomenet më shqetësuese.

Një tjetër gjetje kritike e këtij Raporti i përket edhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Shqiptare 2015-2020. Thuajse 5 vjet pas miratimit të Planit, asnjë Raport Monitorimi apo Vlerësimi nuk është përgatitur nga strukturat e ngarkuara me këtë funksion dhe ky plan nuk jep asnjë shifër e të dhënë për zbatimin e plotë të tij”.

Tags: albanewsmeta takim me te rinjte
Previous Post

Arrestohet Elona Kalesha për vrasjen dhe copëtimin e çiftit Pasho/ Çfarë panë dëshmitarët dhe dëshmia e së bijës së viktimave

Next Post

FOTO-LAJM/ Nga rradhët e gjata për shpërblimin e fundvitit deri te dhurata e veçantë në Spitalin Infektiv

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
FOTO-LAJM/ Nga rradhët e gjata për shpërblimin e fundvitit deri te dhurata e veçantë në Spitalin Infektiv

FOTO-LAJM/ Nga rradhët e gjata për shpërblimin e fundvitit deri te dhurata e veçantë në Spitalin Infektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.