Pasarela “The Mud Show” e markës së njohur të modës “Balenciaga “mori shumë kritika në javën e modës në Paris, ku modelet sfiluan në mes të baltës.
Mes tyre, në atë luginë lluce, ishte edhe reperi Kanye West. Përdoruesit në rrjetet sociale e cilësuan eksperiment social, ndërsa të tjerë shtruan pyetjen nëse bëhej fjalë për një skenë lufte nga “Game of Thrones”.