• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19

30/11/2020
in Botë
0
Franca përballet me rezistencë të publikut ndaj vaksinës kundër Covid-19

Ndërsa autoritetet franceze përgatiten të paraqesin strategjinë e tyre të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit këtë javë, ata po përballen me skepticizëm në vend, ndërsa sondazhet tregojnë se shumë njerëz nuk i besojnë vaksinës.

Franca është një ndër vendet më të goditura të Evropës nga pandemia e COVID-19-s. Më shumë se 50,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi.

Ashtu si në pjesën tjetër të botës edhe në Francë shpresat janë të mëdha që vaksinat të mposhtin virusin dhe do t’u mundësojnë njerëzve rikthimin në jetën normale. Fushata franceze e vaksinimit pritet të fillojë në fund të dhjetorit duke u dhënë dozat e para të moshuarve, atyre që jetojnë në shtëpitë e azilit dhe personelit mjekësor.

Në një fjalim drejtuar vendit, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se një komision shkencor do të mbikëqyrë fushatën e imunizimit dhe do të krijohet një grup i përbërë nga qytetarët për t’u siguruar që popullsia të jetë pjesë e procesit.

Imunizimi kundër COVID-19 duhet të jetë i qartë dhe transparent dhe informacioni duhet të ndahet për ato që dihen dhe për të panjohurat, këmbënguli zoti Macron, i cili theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm në Francë, shkruan Voa.

Qeveria është e shqetësuar se miliona francezë do të refuzojnë vaksinat kundër koronavirusit për shkak të rritjes së skepticizmit në vend. Pesëdhjetë e nëntë përqind e francezëve të anketuar thonë se nuk do të vaksinohen, sipas një sondazhi të organizatës IFO, të publikuar të dielën.

Kryeministri francez Jean Castex kohët e fundit tha se ai ka frikë se nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të francezeve që do të vaksinohen.

Jean Paul Stahl, një mjek francez i sëmundjeve infektive tha se ai është i shqetësuar nga shifrat.

Profesori shpjegon se ekziston një frikë e zakonshme nga efektet anësore për këto vaksina.

Ai thotë se ka gjithashtu skepticizëm pasi njerëzit e shohin këtë vaksinë si një mjet që do të përdoret nga qeveria. Zoti Stahl tha se në ditët e sotme në shoqëritë tona, gjithnjë e më shumë njerëz nuk i besojnë asnjë autoriteti: politik, shkencor dhe të tjerë.

Franca ka ndarë më shumë se 1.75 miliardë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm për të blerë vaksina kundër koronavirusit.

Tags: albanewscovid19Francevaksina
Previous Post

Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

Next Post

“Familjet në çadra. Spitalet në kolaps”/ Basha: Çfarë do të bëj si kryeministër për banorët e prekur nga tërmeti?

Related Posts

Rusia ‘me dorë të hekurt’, hakmerret ndaj Çekisë, dëbon delegatët çekë nga vendi

Rusia ‘me dorë të hekurt’, hakmerret ndaj Çekisë, dëbon delegatët çekë nga vendi

19/04/2021
Terrorizoi qytetin amerikan dhe vrau 3 persona, policia identifikon autorin

Terrorizoi qytetin amerikan dhe vrau 3 persona, policia identifikon autorin

19/04/2021
Miliarderi Bill Gates bën parashikimin: Kur do të ndodhë pandemia e ardhshme

Bill Gates, zbulon arsyen pse ka blerë 1.000.000 hektarë tokë

19/04/2021
Izraeli nga sot pa maska në ambientet e hapura, 54% e popullësis e vaksinuar

Izraeli nga sot pa maska në ambientet e hapura, 54% e popullësis e vaksinuar

19/04/2021
“Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

“Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

19/04/2021
Tajvani goditet brenda 3 minutave nga dy tërmete të fuqishme

Tajvani goditet brenda 3 minutave nga dy tërmete të fuqishme

19/04/2021
Next Post
Lulzim Basha

“Familjet në çadra. Spitalet në kolaps”/ Basha: Çfarë do të bëj si kryeministër për banorët e prekur nga tërmeti?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Flluska e mbylljes së basteve sportive, biznesi i paligjshëm që po lulëzon online

    INVESTIGIMI/ Nga pikat e rimbushjes së celularëve deri tek udhëtimi drejt Maqedonisë, mënyrat që shqiptarët luajnë online

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Infektimi për herë të dytë nga COVID-19: Mos i injoroni këto simptoma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kontrollorët turq në Rinas, 13 eurodeputetë ‘shuplakë’ Ramës, LETËR KE-së: U vu në rrezik siguria e njerëzve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vaksinimi në vend/ Mësohet se cila kategori do të marrë dozat e para në fundjavë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Greqia heq karantinën dhe hap kufijtë për turistët, zbulohen rregullat e reja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Rusia ‘me dorë të hekurt’, hakmerret ndaj Çekisë, dëbon delegatët çekë nga vendi

Rusia ‘me dorë të hekurt’, hakmerret ndaj Çekisë, dëbon delegatët çekë nga vendi

19/04/2021
“Rama ik! Basha kryeministër!” Basha pritet me entuziazëm nga qytetarët e Shkodrës

Plagosja me armë në zyrat e PD-së, Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

19/04/2021
Kosova renditet e para në Kampionatin Europian të Xhudos

Kosova renditet e para në Kampionatin Europian të Xhudos

19/04/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.