KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë në fuqi, në mënyrë që të mbrohen nga ky virus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria kanë thënë se imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’ mbrojtur nga ri-infektimi dhe se vaksinimi është një mbrojtje shtesë dhe mund të bëhet kudo pas asnjë pengesë.
“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thotë postimi.
Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsojë masat anti-COVID edhe pse varianti Omicron i COVID-19 i cili është më i transmetueshëm se variantet e tjera, është identifikuar në Kosovë. 9 raste të infektuara me COVID, pas testimeve të kryera kanë dal pozitiv me variantin Omicron.
Njoftimi i plotë:
Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19. MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë