• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gara për guvernator, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë propozon Gent Sejkon për një mandat të dytë si anëtar

24/01/2022
in Ekonomi
0
Banka e Shqiperise

Banka e Shqiperise

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka depozituar zyrtarisht më datë 23 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për rizgjedhjen e Gent Sejkos si anëtar i Këshillit.

Sejko ishte votuar unanimisht nga Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 22 dhjetor, megjithëse vendimi në fjalë nuk është publikuar. Kuvendi pritet ta votojë propozimin e Këshillit Mbikëqyrës në seancën plenare të datës 3 shkurt.

Propozimi për një mandat të dytë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nënkupton se Gent Sejko do të kandidojë edhe për një mandat të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit të Republikës.

Formula e përcaktuar në ligj kërkon dakordësi mes Presidentit dhe shumicës parlamentare, por marrëdhënia e vështirë mes dy institucioneve është një faktor që shton pasiguritë rreth procesit të zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në qershor të vitit të kaluar shumica në Kuvend votoi shkarkimin e Presidentit me 104 vota, por, zbatimi i vendimit ka ngelur ende pezull, sepse ai duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese. Ky institucion pritet të shprehet për ligjshmërinë ose jo të shkarkimit të Presidentit në fund të muajit janar.

Gent Sejko u zgjodh anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në vitin 2015, si propozim i vetë Këshillit dhe më tej u votua edhe si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ai e mori detyrën pas ndërprerjes së mandatit të Guvernatorit të mëparshëm, Ardian Fullani, që u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2015, pas arrestimit të tij.

Përveç Gent Sejkos, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dy vende të tjera vakante, pas përfundimit të mandatit tëi anëtarëve Tonin Kola dhe Natasha Ahmetaj. Dy pozicionet vakante duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për secilin kandidat.

Në fund të muajit dhjetor, Komisioni i Ekonomisë zhvilloi edhe seancat dëgjimore me kandidatë që kanë aplikuar për këto pozicione. Kandidatët që kanë aplikuar në Kuvend janë Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata.

Megjithëse procedura e përzgjedhjes për kandidatët që propozohen nga Kuvendi ka nisur më herët, në këtë proces do t’i jepet përparësi vendit vakant që propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës, sepse Gent Sejko mban edhe pozicionin e Guvernatorit.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë, që zgjidhen të gjithë nga Kuvendi i Shqipërisë, me mandate 7-vjeçar dhe më të drejtë rizgjedhjeje. Pesë prej tyre propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisegent sejkoKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
Previous Post

Ky është 17-vjeçari që EKZEKUTOI në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të të atit! Të njëjtë ditë humbi edhe nënën që helmoi veten

Next Post

Çmimet e pijeve të alkoolit do të rriten në 2022

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Çmimet e pijeve të alkoolit do të rriten në 2022

Çmimet e pijeve të alkoolit do të rriten në 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PAMJET nga rruga e Lumit të Vlorës/ Deputeti Sinaj: Projekti më i madh i realizuar ndonjëherë në këtë zonë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.