• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gati projekt-rregullorja që do të mundësojë debitimin direkt ndërbankar

20/09/2021
in Ekonomi
0
Gati projekt-rregullorja që do të mundësojë debitimin direkt ndërbankar

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren “Për debitimin direkt”, që do të mundësojë për herë të parë kryerjen e veprimeve të këtij lloji edhe në rastet kur përfituesi dhe urdhëruesi i pagesës nuk kanë llogari në të njëjtën bankë ose ofrues tjetër të shërbimit të pagesave (OSHP).

Objekti i rregullores është të përcaktojë rregullat për përdorimin e instrumentit të debitimit direkt si shërbim pagese për konsumatorët dhe mikrondërmarrjet.

Palët e përfshira në realizimin e instruksioneve të debitimit direkt parashikohen kreditori si përfitues i pagesës; debitori si pagues, OSHP i kreditorit si mbajtës i llogarisë së pagesës së kreditorit; OSHP i debitorit si mbajtës i llogarisë së pagesës së debitorit; sistemi elektronik i klerimit të instruksioneve të pagesave në lekë (AECH) si sistemi ku klerohen instruksionet e debitimit direkt; sistemi AIPS si sistemi ku shlyhen rezultatet e klerimit të instruksioneve të debitimit direkt; OSHP ndërmjetësues si ofrues shërbimi të ndërmjetëm midis dy OSHP të cilët nuk janë pjesëmarrës në sistemin AECH. Ligji “Për shërbimet e pagesave” lejon anëtarësim në sistemet AECH dhe AIPS vetëm për bankat tregtare, ndërsa OSHP-të e tjera mund të kryejnë veprime në këto sisteme vetëm nëpërmjet bankave.

Çdo kreditor mund të paraqesë një kërkesë për arkëtim të debitimit direkt, nëse i është caktuar një “ID e kreditorit” nga Banka e Shqipërisë, ka një pretendim të vlefshëm ndaj debitorit për të mbledhur para (në bazë të një kontrate ose marrëveshjeje midis kreditorit dhe debitorit), ka marrë një mandat të debitimit direkt të nënshkruar nga debitori për këtë qëllim, si dhe i ka dërguar OSHP të kreditorit një kopje të mandatit, si dhe sa herë që ky ndryshohet nga debitori. Kreditorët më të zakonshëm në veprimet e debitimit direkt mund të jenë të gjitha subjektet që pranojnë pagesa periodike, si për shembull kompanitë utilitare të energjisë, ujit, telefonisë, organet tatimore, pa përjashtuar edhe subjekte të tjera që mund të duan ta përdorin këtë shërbim për të arkëtuar faturat e tyre.

Debitori, pasi merr njoftimin paraprak nga kreditori në lidhje me vlerën dhe datën e debitimit, duhet të sigurohet, se në atë datë gjendja e llogarisë së tij me OSHP e debitorit, e cila do të debitohet është e mjaftueshme për të mbuluar vlerën e përcaktuar në kërkesën për arkëtim.

Komisionet e aplikuara për debitimin direkt do të bazohen në parimin e ndarjes, në mënyrë që kreditori dhe debitori të ngarkohen veçmas dhe individualisht përkatësisht nga OSHP i kreditorit dhe nga OSHP i debitorit.

Projektrregullorja në fjalë është në fazën e konsultimit me palët e interesit.

Aktualisht, debitimi direkt është një shërbim që mund të ofrohet vetëm në rastet kur përfituesi dhe urdhëruesi i pagesës kanë llogari në të njëjtën bankë. Me rregulloren e re, ky kusht nuk do të ekzistojë më dhe çdo subjekt i interesuar mund të kryejë apo pranojë pagesa të debitimit direkt, pavarësisht nga institucioni financiar ku mban llogarinë e vet të pagesës. Kjo pritet t’i japë një shtysë të mëtejshem automatizimit të pagesave dhe uljes së veprimeve me para fizike apo qoftë edhe veprimeve nga llogaria për të cilat klienti duhet të shkojë fizikisht në bankë. Debitimi direkte nga llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve është një instrument që po njeh rritje të vazhdueshme, që prej vitit 2012. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri i këtyre transaksioneve gjatë vitit 2020 arriti në 951 mijë, në rritje me 4.4% krahasuar me një vit më parë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperisedebitim nderbankarprojekt-rregullorja
Previous Post

Më pak frekuentim në bare e restorante, konsumi mbetet poshtë niveleve të para pandemisë

Next Post

Presidenti i Malit të Zi akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Presidenti i Malit të Zi akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme

Presidenti i Malit të Zi akuzon Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.