• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gent Cakaj probleme me pasurinë, ç’ndodhi me të ardhurat e tij në vitin 2018, nuk kishte mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzimet

14/01/2021
in Aktualitet, Politikë
0
Gent Cakaj probleme me pasurinë, ç’ndodhi me të ardhurat e tij në vitin 2018, nuk kishte mjaftueshëm para për të mbuluar shpenzimet

Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.

Gent Cakaj ka lindur në Prishtinë më 6 korrik 1990 dhe është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari. Cakaj mban pesë diplomime në fushat e filozofisë, drejtësisë dhe shkencave politike.

Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018

Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.

Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.

Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve./BIRN

Tags: gent cakajpasuriaProbleme me pasurine
Previous Post

FOTO/ Operacion në Athinë, arrestohet shqiptari me tre grekët, iu gjetën drogë, para e pistoletë

Next Post

Inaugurimi i Joe Biden si President, ja dy këngëtaret me famë botërore që do performojnë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Next Post
Inaugurimi i Joe Biden si President, ja dy këngëtaret me famë botërore që do performojnë

Inaugurimi i Joe Biden si President, ja dy këngëtaret me famë botërore që do performojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Marko Bello

    I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në Turqi ish- deputeti i PS-së, Marko Bello

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Kërcet’ arma në Berat/ “E vrava se më shante çdo ditë.” Vritet 41- vjeçari për stallën e derrave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Stil avangarde në ngjyrë të zezë/ Rama ‘nuk kursehet’ për vizitën në Vlorë, zgjedh xhaketën ‘modeste’ për të inspektuar punimet në Lungomare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • DETAJET tronditëse/ Kufomat e çiftit të masakruar nga Vlora u gjetën brenda valixheve, gruaja ishte dhunuar para vrasjes, mungojnë disa gjymtyrë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËRPLASJE FIZIKE/ Meta konfortohet me policinë bashkiake: Dilni jashtë ose do t’ju fus në burg me duart e mia! (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.