Inflacioni nisi të rigjallërohet në prill, duke shënuar rritje vjetore me 1.9 për qind, niveli më i lartë që nga tetor i vitit 2020.
Sipas të dhënave të INSTAT, rritja u ndikua nga rritja e çmimeve në grupin e ushqimeve në dhe komunikim. Konsumi në prill është gjallëruar edhe prej intensitetit të qarkullimit monetar nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2021, krahasuar me Mars 2021 është 0,2 %.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,51 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Komunikimi” me +0,11 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,02 pikë secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Prill 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Transporti” me 0,3 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,2 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 4,6 %, “fruta” me 4,4 %, “peshk” me 2,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,9 %, “bukë dhe drithëra” me 1,8 %, “mish” me 1,2 %, etj.
Krahasuar me muajin Mars 2021, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 1,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,5%.
Marrë nga Monitor.al