KOSOVË- Mediat serbe kanë reaguar pas largimit të Hashim Thaçit nga preidenca e Kosovës.
Në artikullin e publikuar nga ‘Novosti’ shkruhet: “Gjarpëri nuk do të jetë më presidenti i një shteti fals”.
Gjykata në Hagë ka konfirmuar padinë për krime lufte kundër presidentit, Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqjen nga posti. Hashim Thaçi njoftoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se Gjykata e Krimeve të UÇK-së në Hagë ka konfirmuar aktakuzën kundër tij dhe se ai po jep dorëheqjen nga posti i presidentit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.