• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjatë vitit pandemik, ata që ruajtën vendet e punës punuan më shumë

18/10/2021
in Ekonomi
0
Gjatë vitit pandemik, ata që ruajtën vendet e punës punuan më shumë

Pandemia Covid-19 i ndryshoi të gjithë treguesit ekonomikë gjatë vitit 2020, por siç shihet nga të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), produktiviteti i punës në Shqipëri ka shënuar rritje në kulmin e pandemisë. Kjo do të thotë se vlera e prodhimit për një të punësuar në vitin 2020 ishte më e lartë se në vitin 2019. ILO përllogariti se, në vitin 2020 prodhimi për punonjës gjatë vitit të kaluar arriti ne 32,918 lekë nga 31,421 lekë në vitin 2019.

Duke analizuar të dhënat e brendshme nga INSTAT vihet re, se pandemia ka dëmtuar punësimin më shumë se sa prodhimin. Të dhënat zyrtare nga anketa e punës tregojnë se më 2020 ishin të punësuar 43 mijë persona më pak se në vitin 2019, teksa PBB-ja shënoi rënie me 3.4%. Duke qenë se numri i të punësuarve ishte më i ulët në vitin 2020, rrjedhimisht prodhimi për numër punonjësish u rrit më 2020. Shqipëria vuan nga nivele të ulëta të produktivitetit të punës, për shkak se modeli ekonomik është i mbështetur në sektorë, që kanë në themel të aktivitetit krahun e lirë të punës të tilla si bujqësia, industria etj.

Një studim i fundit i fondacionit «Friedrich Ebert», tregoi se sektorët ku është investuar më shumë në teknologji kanë treguar një nivel produktiviteti prej 50% deri në dy herë më të lartë se niveli mesatar i produktivitetit të ekonomisë. Ndërsa në sektorët ku ka pasur më pak investime, produktiviteti qëndron rreth 30–80% më i ulët se produktiviteti mesatar i ekonomisë. Kjo do të thotë se investimi shpërblen dhe se është në interes të firmave që dëshirojnë të sigurojnë norma më të larta fitimi të angazhohen në një proces investimesh modernizuese të teknologjisë dhe dijes. Anketa që u zhvillua për qëllime të studimit tregoi se, një segment shumë i gjerë i biznesit nuk është i interesuar të investojë në teknologji të reja. Ky segment duket se është i kënaqur me situatën e një biznesi që ruan statukuonë, pa u interesuar të ndryshojë dinamikat e prodhimit dhe të tregjeve në të cilat punon.

Shqetësimi mbi produktivitetin bëhet më serioz për ekonomitë e vendeve në zhvillim si Shqipëria, e cila vijon të zhgënjejë në mënyrë sistematike në treguesit e produktivitetit. Siç del nga analiza krahasuese, produktiviteti në Shqipëri rezulton të jetë rreth 36% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut dhe mbi 56% më i ulët se në Serbi. Një mori indikatorësh që masin shkallën e sofistikimit të bizneseve, inovacionin, aktivitetet e kërkim-zhvillimit etj., mbeten në nivele shqetësuese prej kohësh dhe me një renditje nën vendet fqinje. Në Raportin e Konkurrueshmërisë Globale të vitit 2019, Shqipëria renditej në vendin e 110-të (nga 140 vende) për sa i përket kapacitetit të ekonomisë për inovacion. Në fakt, indikatorët e konkurrueshmërisë së ekonomisë mbeten problematikë prej vitesh.

Marrë nga Monitor.al

Tags: covid 19vendet e punesviti pandemik
Previous Post

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Next Post

Probleme me dokumentet e studentëve në Vlorë, pranohen vetëm certifikatat nga e-Albania

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Probleme me dokumentet e studentëve në Vlorë, pranohen vetëm certifikatat nga e-Albania

Probleme me dokumentet e studentëve në Vlorë, pranohen vetëm certifikatat nga e-Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.