Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në Doganën e Vorës. Ai ndodhej brenda kamionit që drejtohej prej tij.
Policia dyshon se kjo vdekje ka ardhur prej një ataku kardiak, pasi nga kqyrja në trup të kamionistit s’ka pasur shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2020, rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.