Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga aksidenti tronditës i mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik, ku humbët jetën katër anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.
Nga aksidenti ka mbetur dhe një fëmijë i plagosur, i cili është nisur në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.
Shkak i i aksidentit tragjik dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, që ka çuar në devijimin e makinës nga Kosova, në momentin e përplasjes me kamionin.
Ndërkohë, dy prej pjesëtarëve të familjes kanë ndërruar jetë në vend dhe dy të tjerë kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Në mjet kanë qenë dy prindërit dhe tre fëmijët, ku fatkeqësisht ka shpëtuar vetëm fëmija i vogël.
Emrat e viktimave:
Anjeza Avdijaj
Medina Avdijaj
Klejdi Koçi
Violeta Avdijaj