Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.
Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë, ekspertiza mjeko-ligjore po vijon.