Tiranë- Ditën e sotme Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Altin Avdylaj dhe të avokatit të tij Arbër Hoxha, duke vendosur gjykimin e shkurtuar për të pandehurin dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.
Burimet bëjnë me dije se për 5 të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm çështja është ndarë dhe pritet që një trupë gjyqësore e deleguar nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që për 17 të pandehurit e tjerë do të gjykohen nga e njëjta trup gjyqësore.