Gjykata e Posaçme shtyn për në 8 janar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Ish-drejtuesi i Kushtetueses po hetohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Seanca u shty për shkak se SPAK nuk i kishte përfunduar të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, por edhe për shkak të mungesës së mbrojtësve.
Më herët Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim të hetimeve çështjen ndaj Dedjes.