• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjykata në Beograd urdhëron zhvarrosjen e varreve masive në Rashkë

19/11/2020
in Rajon
0
Gjykata në Beograd urdhëron zhvarrosjen e varreve masive në Rashkë

SERBI-Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Krizhevak të Komunës së Rashkës. Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë. Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen.

“Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë”, thotë Gjykata.

Sipas Gjykatës, Ministria e Brendshme është udhëzuar të bëjë sigurimin në mënyrë adekuate të lokacionit, ndërsa veprimet tjera të rëndësishme do të përcaktohen me një urdhër shtesë që do të lëshohet më vonë, duke pasur parasysh kushtet aktuale të motit, periudhën e vitit dhe mungesën e të dhënave të hollësishme.

Prokuroria e Krimeve të Luftës në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se ishte në dijeni të informacionit se, në një lokacion afër Rashkës janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se janë të viktimave shqiptare nga Kosova dhe se “procedura po kalon në procedurë të Departamentit për Krime të Luftës në Gjykatën e Lartë të Beogradit”.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu, pati konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Sipas të dhënave të YIHR-it, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013. Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-’99.

MARRË NGA REL

Tags: Beogradgjykatazhvarrosje varresh masive
Previous Post

Përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së përleshet me deputetët e VV-së (VIDEO)

Next Post

KPK përjashton për 15 vite nga drejtësia prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Foto ilustruese nga seanca në KPK

KPK përjashton për 15 vite nga drejtësia prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.